Moti

Shkruan: Skenderbeg Klaiqi, Gjermani

Përgjimet e shtetit maqendon – rrezikshmëria e rënies së Qeverisë Maqedonase gjen shpëtimin në sulmin ndaj shqiptarëve, edhe pse shqiptarët që nga Marrëveshtja e Ohrit janë të bindur se vetëm me luftë do të respektohen nga maqedonasit.

Mërgata mbarë shqiptare është duke i monitoruar me vëmendje të veçantë ngjarjet e fundit që po zhvillohen në Kumanovë të Iliridës. Jemi të shqetësuar për viktimat e fundit në Iliridë, të bëra si pasojë e dhunës dhe terrorit të shtetit dhe regjimit mafioz maqedon.
Pikërishtë kur vetë maqedonët denoncuan mafiozët në krye të shtetit, zhvillohen skenarë të tillë medialo-propagandistik, ku shfrytëzohen edhe mjetet më të rënda luftarake, në mënyrë që qytetarët të përqëndrohen në ngjarje tjera si kjo në Kumanovë.

Një fjalë popullore thotë: “Politika ushqehet me koka të njerëzve”, e politika vrastare maqedonase po ushqehet me koka të shqiptarëve të pafajshëm.

Edhe po të mos ekzistojë askund ndonjë armik, duhet bërë një, që ta shpëtojnë kokën e vet.
Le ta dijë Qeveria maqedonase mafioze se shqiptarët në territorin e Iliridës janë autoktonë, se nuk lejohet që të shfrytëzohen shqiptarët për lojën politike, që të shpëtohet nga dështimi i asaj Maqedonie edhe ashtu të falsifikuar dhe artificiale. Ata u mësuan nga politika vrastare millosheviqiane dhe vazhdojnë politikën shfarosëse, në sy të Evropës dhe Amerikës.
Le ta dijë se ajo trevë shqiptare ka mbështetjen e mbarë potencialit kombëtar shqiptarë në të gjithë trevat etnike Autoktone dhe mbarë mërgatës Shqiptare!

Ta dinë maqedonasit se problemi i Maqedonisë nuk do të jetë në bazë të rezolutave si ajo 1244 në Kosovë apo statuse speciale. Maqedonia ekzston vetëm falë shqiptarëve!

Politikanët shqiptarë që punojnë së bashku me ata maqedonas, le të ulën njëherë e mirë dhe t’i koordinojnë veprimet e tyre. Këta politikanë që disa vetë ishin më herët protagonistë të luftës në Iliridë, shpejt harruan marrëveshjen e Ohrit dhe nuk çajnë kokën më për të.

Problemet e grumbullura në trojet ku banojnë shqiptarët, mundë t’i zgjidhin vetë shqiptarët dhe askush tjetër, por këta shqiptarë dhe këto parti politike shqiptare që veprojnë duhet njëherë e mirë të bashkohen dhe të punojnë për interesat e tyre. Përçarja te shqiptarët është sëmundja më e pashërueshme. Pikërisht politikanët shqiptarë në Maqedoni e lufojnë njëri tjetrin se kush po merr tender më shumë, ndërsa maqedonasit e shfrytëzojnë këtë, teksa viktimë është populli shqiptar.
Kjo është duke ngjarë edhe në vise të tjera, si me shqiptarët e Pellgut Verior të Shkodrës nën Malin e Zi, te ata pak shqiptarë që
kanë mbetur në Kosovë Lindore ( Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc), Kosovë dhe Shqipëri.

Mos të harrohet, interesat nacionale mbeten interesa mbarëkombëtare shqiptare!
(albanianamericanvision)
 
Top