Moti

Në fshatin Roganë raportohet se është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur 442.50 kg duhan të grirë dhe dy radiolidhje njofton policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë konfiskuar dhe u janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

 
Top