Moti

1. Ajet Isaku nga  Velegllava (1999)
2. Ismail Ismaili nga  Kopernica (1999)
3. Asllan Thaçi nga Karaçeva e Ulët (1999)
4. Emin Jerliu nga  Dazhnica (1999)
5. Zylfi Kastrati nga  Hogoshti (1999)
6. Nevzat Kryeziu nga   Muçivërci (1999)
7. Ramadan Latifaj nga  Hogoshti (1999)
8. Ahmet Mehmeti nga Gragjeniku (1999)
9. Ismajlhaki Morina nga Hodonoci (1999)
10.  Musa Morina nga  Hodonoci (1999)
11.  Halit Morina nga  Hodonoci (1999)
12.  Mehmet Sabedini   nga Hogoshti (1999)
13.  Ramadan Sijarina nga Feriçeva (1999).
14. Si dhe Ardian Qarrin djaloshi që u vra në moshën 16 vjeçare në janarin e vitit 1998 në qendër të qytetit të Kamenicës, njëherit është edhe viktima  e parë civile e terrorit policor serb e vitit 1998, Ardianin ishte në shkollën fillore, polici serb e  vrau në qendër të qytetit.

Të pagjetur ende janë:

1. Murtez Sherifi nga Petriti, i zhdukur në vitin (1999)
2. Fadil Sherifi nga Petrit, i zhdukur në vitin (1999)
3. Më 18 qershor është zhdukur në fshatin serb Stralicë,  një qytetarë shqiptar nga fshatit Gërbac i Komunës së Medvegjës, sot e asaj dite nuk dihet  për fatin e tij.
Shpresojmë që trupat e tyre të gjenden sa më parë.
Shteti serb duhet të përgjigjet për krimet, dhunën, përndjekjet, vrasjet dhe terrorin që i bëri ndaj popullatës së pafajshme shqiptare. Po gjatë viteve 1998-1999 u rrahën dhe u malltretuan egërsisht mbi 300 qytetarë kamenicas. Gjatë vitit 1999 ka pasur edhe përdhunime të femrave shqiptare në komunën, por që ky fakt u hesht, u la në harresë, numri i të dhunuarave është i madh, deri tani flitet për 30 femra të dhunuara. I panderuari Mikiç, kërko falje.  I panderuari Mikiç ishe nënkryetar i kësaj komunë që është masakruar, vrarë  e terrorizuar na idoli yt, duhet të kesh turp për ato deklarta shovinste.

Gjatë vitit 1999 shteti serb në Komunën e Kamenicës shkatërroi:

-  202 Shtëpi;
- 107 Objekte Zejtare;
- 2 Xhami;
- 1 Bibliotekë;
- 3 Zyre vendi;
- 1 Shkollë me dokumentacion.
-Ushtria serbe, policia dhe paramilitarët serbë gjatë tërheqjes vodhën gjësende dhe inventarë në shtëpinë e kulturës, në shtëpinë e shëndetit tri vetura si dhe pajisje tjera, në objektin e komunës vodhën të gjitha inventarin si dhe të gjitha veturat, në objektin e postës vodhën 4 vetura dhe pajisje tjera të teknologjisë informative, në objektin e KEK-ut vodhën 6 vetura dhe pajisje tjera, në çerdhen e fëmijëve vodhën inventarin dhe një veturë, vodhën inventarë dhe pajisje në objektin e ujësjellësit komunal, në objektin e qendrës sociale vodhën inventarë dhe 2 vetura, në stacionin e autobusëve vodhën inventarë dhe 6 autobusë. Kurse qytetarëve kamenicas ua mori me dhunë afërsisht mbi 100 vetura, pajisje bujqësore, shifra të konsiderueshme parash, ari dhe argjend.(kamenicapres)

12 Maj 2015
 
Top