Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, ka vizituar sot Kamenicën ku u pritën nga Kryetari Begzad Sinani dhe Nënkryetari Fatmir Matoshi.
Në takim është folur për projektet aktuale në infrastrukturë dhe rrugët të cilat do të asfaltohen në të ardhmen në Kamenicë. Kryetari Sinani së bashku me ministrin dhe zyrtarë të tjerë e kanë vizituar rrugën Hogosh – Lisockë ku nga afër kanë parë punët që po bëhen në asfaltimin e kësaj rruge.