Bajram Kosumi, ka marrë detyrën e rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, në një ceremoni pranim-dorëzimi nga ushtruesi i detyrës, Naim Syla. raporton Rajonipres
Ushtruesi i detyrës së rektorit, Naim Syla i uroi rektorit të ri Bajram Kosumi, suksese dhe punë të mbarë.
Nga ana e tij rektori Bajram Kosumi, falënderoi u.d. Naim Syla për angazhimin e tij të deritashëm dhe të gjithë stafit drejtues të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”.
Ai tha se motivi im për të punuar në këtë Universitet është ngritja e cilësisë, kurse detyra jonë e përbashkët është që ta shfrytëzojmë Universitetin në mënyrë që ta zhvillojmë shoqërinë.
Paraprakisht, Naim Syla, ka mbajtur një takim me stafin administrativ, për t`i falënderuar ata për bashkëpunimin në punë.
Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm Vaxhid Sadriu, e ka nderuar u.d. rektorin Naim Syla me mirënjohje për kontributin e dhënë në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të Këshillit të Përkohshëm Drejtues, u.d. së prorektorit për Çështje Mësimore dhe u.d. rektorit të Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”./rajonipress/