--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
REAGIM Organizata e Veteranëve të Luftës Dega në Dardanë, shpreh këtë̈ reagim ndaj OJQ- Fortesa, e cila ka reaguar në lidhje me ndarjen e banesave kolektive dhe si cak sulmi është̈ drejtuar ndaj pjesëtarit të FSK, i cili është̈ përfitues i një̈ banese në këtë̈ rast.
Sa për korrektësi dhe shpjegim për OJQ Fortesa, këta persona që kanë përfituar dhe janë̈ pjesë e vlerave të luftës ndajë të cilëve duhet të keni respekt edhe ju si OJQ, sepse janë̈ kategori të vlerave të njohura me ligjet e Republikës së Kosovës dhe duhet të mos harroni se në një̈ kohë kur ky vend kishte nevojë për djem që ti dalin zot k sajë toke ishin po këta të cilët dhanë̈ gjithçka nga vetja, lanë jetën luksoze në perëndim dhe erdhën dhe luftuan përballë̈ një̈ okupatori i cili ju ka luftuar edhe juve si individë̈ dhe sot nuk duhet t`ju pengoi se nëpër konkurse ata me ligjet e Kosovës kanë përparësi dhe automatikisht kanë pike avans në konkurrencë me konkurruesit e tjerë̈.
Juve nuk ju erdhi keq asnjëherë̈ dhe nuk ngritët zërin në mbrojtje të këtyre vlerave që tani janë̈ të njohura ligjërisht dhe më nuk e kanë rendësin e një̈ individi por të një̈ kategorie të cilat përfaqësojnë̈ një̈ vlerë tejet dinjitoze të shoqërisë̈ kosovare, ju vetëm keni bërë̈ sehir kurë të gjitha komunat kane ndarë parcela toke dhe banesa për këto kategori, ju as njëherë̈ nuk e patë të arsyeshme të i shkruani dy rreshta për ta.
Reagimi juaj me duket qyqar dhe jo profesional aspak etik sepse po shfrytëzoni portale e gazeta për tu treguar se jeni dikush por në fakte po shkelni mbi vlera të cilat nuk e meritojnë̈ një̈ tretman të tillë.” Bëhuni kritik edhe për veten tuaj, kurë̈ fitoni projekte me mira euro nga Komuna pa kurëfar kriteri dhe nuk i arsyetoni as njëherë̈ ato me kurrfarë mbulese.”
Po k`ta për të cilët keni shkruar ju kanë fituar një̈ avans në procese të tilla jo se ua fali dikush por me punën e tyre dhe kontributin e tyre ata u futen në radhët e kategorive të cilat meritojnë̈ tretman të veçantë̈ në shoqëri andaj është̈ e ulet nëse ju shkruani për ta vetëm pse keni qasje në media.
Pa dashtë̈ të bëhemi gardian të komunës e as të një̈ komisioni i cili ndau banesa për këto kategori, por është̈ e dhimbshme që këto kategori janë̈ detyruar të konkurrojnë në një̈ projekt i cili fillimisht është̈ I natyrës sociale.
OVL-UÇK-së, dega në Dardanë përmes të këtij reagimi u bënë̈ me dije të gjitha OJQ-ve dhe portaleve se kjo kategori në Dardanë është̈ kategoria më e pastër e cila nuk ka abuzuar me pushtetin dhe vlerat që i posedon, por ka pritur plot 15 vite, që të jetë pjesë e një̈ përfitimi ku aspak nuk dallon me rastet sociale që kanë përfituar në këtë̈ projekt.
Andaj gjithëmon analizoni mire para se të shkruani sepse nuk është̈ etike të merni fonde nga paraja e qytetarit të Kosovës dhe të etiketoni pa bazë fare duke qenë në dijuni se këto kategori me ligje e kanë të garantuar edhe strehimin.
Reagimi i mëhershem i OJQ "Fortesa"
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Reagimi i mëhershem i OJQ "Fortesa"
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
OJQ “Fortesa” ka reaguar ndaj vendimit të komisionit komunal për ndarjen e banesave sociale-kolektive në Kamenicë. Kjo organizatë vlerëson se Komuna ka abuzuar dhe është tallur me ndjenjat e familjeve me gjendje të rëndë ekonomike-sociale.
“Është skandaloze dhe për keqardhje kur sheh që në listën e përfituesve të banesave gjenden zyrtarë komunalë dhe pjesëtarë të FSK-së. Nuk janë përzgjedhur rastet e duhura dhe nuk janë respektuar kriteret e konkursit. Iu janë dhënë banesa familjeve që kanë dy të punësuar dhe patundshmëri”, ka thënë përfaqësuesi i kësaj organizate, Amir Jakupi.
Sipas tij, ka 3 vjet që institucionet e Kamenicës e zvarrisin këtë proces, duke rrejt dhe mashtruar njerëzit për përfitime politike. “Si Shaip Surdulli, ashtu edhe Begzad Sinani e kanë përdorur këtë banesë për qëllime elektorale, duke luajtur në këtë mënyrë me ndjenjat e skamnorëve dhe të pastrehëve”, është shprehur më tej Jakupi.
Përfaqësuesi i “Fortesës” ka kërkuar që të rishikohet ky vendim. “Në Kamenicë çdo gjë është politizuar. Me këtë vendim, nuk është bërë zgjidhje, veçse është krijuar pakënaqësi dhe irritim. Andaj kërkojmë që vendimi të rishikohet”, është shprehur Jakupi