Moti

Raportimet dhe denoncimet e konsumatorëve për shpërputhjet e shpeshta të çmimeve të produkteve në rafte dhe atyre në arkë, kanë rezultuar me penalizmin e 18 operatorëve.

Konsumatorët ankohen se shpeshherë mallrat kanë çmime të tjera nëpër rafte, nga çmimet e faturuara për pagesë nga arkëtarët e dyqaneve, raporton KTV.

Kryeinspektori i Inspektoratit të tregut në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Lulëzim Syla, ka pohuar që shumica e denoncimeve të konsumatorëve kanë përfunduar me gjobitje.

Ndërkohë që ai ka inkurajuar konsumatorët që të mos hezitojnë për të denoncuar çdo mashtrim që u ndodh atyre.

Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, ka deklaruar se ka edhe raste kur çmimet në rafte mungojnë fare, transmeton Koha.net.

Prej kohësh, në dyqanet e produkteve ushqimore janë evidentuar lloj-lloj mashtrimesh, nga diferencat mes çmimeve të raftit dhe atyre të arkës e deri te moskthimi i kusurit me vlerë më të vogël se 5 centë.  

 
Top