Paneli Zgjedhor për Ankesa e Prapashtesa ka hedhur sot poshtë apelin e LDK-së lidhur me balotazhin në komunën e Prishtinës, njofton kumtesa nga PZAP, transmeton Koha.net.
PZAP njofton se ka marrë vendimet edhe për gjashtë komuna të tjera që kanë zhvilluar balotazhin më 19 nëntor.
Kjo është kumtesa e PZAP:
Ju informojmë se PZAP-i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-se për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale te 22 tetorit 2017 për Raundin e Dytë për Kryetar te Komunave të mbajtura me 19.11.2017.
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si ne vijim:
a) Apeli për komunën e Prishtinës një pjese e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
b) Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Kamenicës është hedhur si i pasafatshëm .
PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:
a) Apeli për komunën e Prizrenit është hedhur si i palejuar,
b) Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
c) Apeli për komunën e Klinës është hedhur si i palejuar.
Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar te komunës së Shtimes është hedhur si i palejuar.
Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.