Moti

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm (2018) pritet të hyjë në fuqi Ligji i ri për Kundërvajtje. Me këtë ligj, Policia e Kosovës do të mund të gjobitë deri në 500 euro personat fizik ndërsa ata juridik deri në 1000 euro. Të dënuarit me ligjin e ri mund të ankohen pranë një Komisioni për Vendosje që do të formohet nga institucionet vartëse.

Indeksonline ka arritur të marr informacione të detajuara sa i përket Ligjit të Ri dhe përgatitjeve që janë duke bërë për t’u implementuar nga viti i ardhshëm.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje organet, në këtë rast edhe Policia e Kosovës do të shqiptoi gjobat për personat fizik deri në 500 euro ndërsa për peronat juridik deri në 1000 euro, dhe jo si deri më tani, ku Policia ka shqiptuar gjobë deri në 60 euro në vendngjarje ndërsa për gjobat më të larta dosjet janë dërguar në Gjykatë.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje për gjobat e shqiptuara nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe Policia e Kosovës, kundërvajtësit mund ta bëjnë kundërshtimin pranë Komisionit për Vendosje.

Sipas Ligjit për Kundërvajtje nëse kundërvajtësit të cilit i është shqiptuar gjoba e bënë pagesën brenda afatit të caktuar, kundërvajtësit do të paguajnë vetëm 50% të shumës së gjobës së shqiptuar, si një stimulim për kundërvajtësit që të paguajnë gjobat.

Gjithnjë sipas Ligjit për Kundërvajtje nëse kundërvajtësit shfrytëzojnë të drejtën për ankesë ndaj gjobës së shqiptuar, atëherë ankesën duhet t’ia drejtojë Komisionit për Vendosje i cili duhet të formohet nga organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe Policia e Kosovës, raporton Indeksonline.

Po ashtu sipas këtij ligji për kundërvajtësit që nuk e paguajnë gjobën në afatin e paraparë dhe nuk ushtrojnë ankesë është paraparë që rastet e tilla të procedohen në procedurën e përmbarimit d.m.th organet kundërvajtëse e në këtë rast edhe Policia e Kosovës inicion përmbarimin nga Përmbaruesit Privat.

Ministria e Punëve të Brendshme është në finalizim të Udhëzimit Administrativ për Kundërvajtjet, mënyrën e inkasimit të gjobave të dala nga ligji për kundërvajtje, mënyrën e evidentimit të pikave negative dhe çështje tjera.

Ministria e Infrastrukturës është në finalizimin e harmonizimit të Ligjit për rregullat e trafikut rrugor dhe ligjeve tjera në përputhje me ligjin për Kundërvajtjet.

Në bazë të këtyre Ligjeve dhe udhëzimeve Administrative, pritet që nga 01.01.2018 qytetarët të mos mundin të regjistrojnë mjetet e tyre pa paguar gjobën, të mos pajisen me dokumente të ndryshme të lëshuara nga MPB, të evidentohen pikët negative dhe nëse të hollat nuk inkasohen lënda të dërgohet tek përmbaruesit.

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Indeksonline thotë se në mbështetje të paragrafit 6 të nenit 254, paragrafit 3 dhe 4 të nenit 257 të Ligjit Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor është në proces të hartimit të Projekt Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Shqyrtimit të Kundërvajtjes në Trafikun Rrugor.

“Me këtë udhëzim administrativ do të rregullojmë procedurat e veprimit nga momenti i kërkesës për fillim të procedurës për kundërvajtje deri te nxjerrja e vendimit të plotfuqishëm, mënyrën e evidencës, përcjelljen dhe evidentimin e të dhënave për kundërvajtje, masat e sigurisë, masat mbrojtëse, pikët negative, aksidentet e trafikut, përcaktimin e mekanizmit për inkasimin e gjobave për kundërvajtësit në trafik dhe çështje të tjera lidhur me to”, thuhet në përgjigjen e zyrës për Informim të MPB-së dërguar Indeksonline.

Kur jemi tek inkasimi i gjobave, sipas MPB-së është duke u punuar së bashku me Ministrinë e Financave për të gjetur një zgjidhje të pranueshme në lidhje me mënyrën e pagesës për raste të veçanta, që do të thotë se, për rastet kur gjoba nuk mund të realizohen në institucionet e autorizuara për pagesa për shkak të kohës dhe rrethanave të caktuara që i kemi paraqitur më poshtë, e për të cilat kundërvajtësi nuk ka mundësi te pret deri në ditën e parë të punës se këtyre institucioneve financiare:

shtetasi i huaj i cili ka qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Republikën e Kosovës, e ka për qëllim udhëtimin jashtë vendit tonë;shtetasi i Republikës së Kosovës me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në vend të huaj;shtetasi i huaj i cili kalon transit nëpër territorin e Republikës së Kosovës; dheshtetasi i Republikës së Kosovës që ka për qëllim udhëtimin jashtë vendit mbi pesëmbëdhjetë (15) dite.

MPB opinionin se zyrtari përgjegjës i caktuar nga MPB-ja për hartimin e këtij projekt akti se bashku me ekipin punues e kanë hartuar projektin fillestar dhe kanë përfshirë çështjet e lartcekura që do t’i rregulloj udhëzimi.

Aktualisht, MPB-ja, këtë Projekt Udhëzim Administrativ e ka publikuar në platformën online http://konsultimet.rks-gov.net/viewConsult.php?ConsultationID=40246 me qellim t’i jepet mundësia publikut për të komentuar, dhënë vërejtje dhe propozime ne lidhje me këtë projekt.

Të gjitha këto veprime janë duke u bërë me qëllim që në rrugët e Kosovës të këtë më pak aksidente në trafik e sidomos me ato me fatalitet.

Para
Ky është artikulli i fundit.
Prapa
Older Post
 
Top