Shoqata Humanitare “Bereqeti” ndihmon familjet Kamenicase
Shoqata Humanitare “Bereqti” ka shpërndarë sot në Kamenicë 1.600 kg mish të freskët për familjet me gjendje të rëndë sociale. Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka njoftuar se kjo ndihmë e shoqatës “Bereqeti” është një koordinim institucional i Komunës së Kamenicës, përmes Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale dhe Shoqatës Humanitare “Bereqeti”.
Në një takim të shkurtër para shpërndarjes së kësaj ndihme me zyrtarin e shoqatës “Bereqeti” Imamin Xheladin Fazliu, nënkryetari Matoshi tha “ Falënderoj përzemërisht këtë shoqatë, Imamin Xheladin Fazliu, dhe përmes tij edhe Drejtorin e Shoqatës Fitim Flugaj me të cilin dje u dakorduam që ndihmat e kësaj shoqtae shumë të njohur në Kosovë tash e tutje të vijnë edhe në Kamenicë edhe atë në bashkëpunim të plotë me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale.
Kamenica për fat jo të mirë ka shumë familje që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje, Komuna po mundohet tu dal në ndihmë këtyre familjeve por jemi të vetdijëshëm se kërkesat janë më të mëdha sesa mundësitë që kemi ne, andaj kjo shoqatë po i mbulon këto nevoja dhe ne mirëpresim edhe shoqata të tjera që kanë qëllim të mirë ashtu siq e ka Shoqata “Bereqeti”. ka thënë nënkryetari Matoshi.
Edhe Imami Xheladin Fazliu, ka shprehur kënaqësinë që ndodhej në Kamenicë dhe që përmes shoqatës kishte mundësinë e mbështetjes së këtyre familjeve. “Ne si shoqatë kemi bashkëpunim edhe me MPMS-në por edhe me komunat, prandaj tashmë edhe në Kamenicë do të vazhdojmë edhe në të ardhmen që në bashkëpunim me komunën të shpërndajmë ndihma në bazë të mundësive tona” tha Fazliu
Familjet përfituese janë përzgjedhur nga listat e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale, dhe janë familje që kanë statusin e asistëncës sociale.