Asamblisti Thaçi gjatë dy mbledhjeve të fundit të Kuvendit ngriti këto çështje
Asamblisti Komunal nga Lëvizja VETËVENDOSJE! Arsim Thaçi në mbledhjen IX të rregullt të Kuvendit të Komunës së Kamenicës ,të mbajtur më:29.09.2015 në mesin e shumë diskutimeve, të pikës 13, ai i’u drejtua në formë të pyetjeve drejtuar ekzekutivit të komunës,ku ngriti tri çështje që sipas Thaçit janë me rëndësi publike.
1.Si ekzekutiv i komunës a keni plan konkret për ndarjen dhe kategorizimin e subvencioneve komunale për bujqësi? Cilin sektorë do ta përkrahni dhe me sa mjete?
2.Pse ju keni dhënë leje disa agjentëve shitës të një kompanie farmaceutike nga Serbia për t'i shitur prodhimet (mallrat) e tyre nëpër shkollat e komunës sonë? A jeni të sigurt që mallrat e tyre kanë kaluar në mënyrë ligjore duke paguar taksën në doganat shtetërore të Kosovës?
3.Kush janë zyrtarët komunal që marrin furnizime (me vetura zyrtare dhe private) me derivate tek operatori ekonomik "Lindi Oil"-Topanicë, që e furnizon komunën tonë? Duam t'a kemi raportin dhe listën e plotë të të gjithë zyrtarëve komunal që shfrytëzojnë derivate?
Ndërsa në mbledhjen VIII të Kuvendit të Komunës së Kamenicës, të mbajtur më 31.08.2015, në mesin e shumë çështjeve të diskutuara asamblisti Thaçi kishte ngritur keto qështjë
1.Si ekzekutiv komunal, pse po e lejoni eksploatimin e tokës dhe zhavorrit në fund të fshatit ngjitur me shtratin e lumit në Koretin nga kompania "Ardhmëria" nga Topanica,kur dihet që me ligjet në fuqi është i ndaluar ky llojë aktiviteti?
2.Cilat janë arsyet që deri tani(muaji gusht) si komunë nuk kemi operatorë për mirëmbajtjen dhe kujdesin për ndriçimin publik në Komunën tonë?
3.Cilat janë pengesat që deri më tani(muaji gusht) ne si komunë ende nuk e kemi operatorin për mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese?
4.Kur do t'a ndërtoni depon për lëndën djegëse(ngrohëse) në SHFMU"Abdullah Krashnica-Presheva" në Koretin, pasi ajo mungon fare?
5.Pse po ua ndërroni vendet e punës mësimdhënësve të gjuhës angleze në shkollat e mesme, kur me urdhër të MASHT-it e keni anuluar konkursin për këtë lëndë ngase këta mësimdhënës duhet të kualifikohen për master deri në një kohë të caktuar dhe sa mësimdhënës të rinj do t'i merrni në vend të tyre dhe me çfarë kualifikimi?