Moti

Në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës mbajti këshillime dhe njëherazi miratoi Masë të Përkohshme në rastin

KO130/15, në kërkesën e paraqitur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, “Lidhur me vlerësimin e përputhshmërisë së ‘Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë - Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore’ me frymën e Kushtetutës, nenin 3, paragrafin 1 [Barazia para Ligjit], Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore] dhe Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, njofton kumtesa nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë dhe ka publikuar Vendimin për Masë të përkohshme, me të cilin suspendon implementimin e çfarëdo veprimeve të mëtejshme ligjore në bazë të këtyre “parimeve të përgjithshme/elementet kryesore” të Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, deri në vlerësimin e përputhshmërisë së këtyre Parimeve me Kushtetutën nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Ky Vendim për Masë të përkohshme është pa paragjykim ndaj ndonjë vendimi të mëtejshëm që do të nxirret nga Gjykata për pranueshmërinë apo për meritat e kërkesës.

Kjo masë mund të vlejë deri në fillim të janarit, kur Gjykata do të marrë vendim “për” ose “kundër” marrëveshjes për Asociacionin.

 
Top