Moti

Pas ftesës që ia bëri asambleisti komunal nga radhet e PD-së Zekirja Sermaxhaj ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Ferid Aganit, kryetari i Komunës  Begzad Sinani, me bashkëpunëtorët e priti sot Ministrin me këshillatrët e tij.

Qëllimi i këtij takimi ishte për tu njoftuar më përsëfërmi me nevojat që ka Kamenica në fushën e mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor.

Jam sot këtu në Kamenicë për tu njoftuar me të arriturat e kësaj komune si dhe me nevojat që ka Kamenica në fushat që mbulon ministria që drejtoj unë” tha Ministri Agani.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani e ka falënderuar Ministrin Agani për angazhimin e tij dhe vullnetin e treguar për ta mbështetur Kamenicën.

“Ne po presim përfundimin e procesit të ankesave që janë drejtuar në ministri për të vendosur banorët në banesën për banim social.

Në sferën e infrsatrukturës po presim mbështetjen e ministrisë gjatë vitit 2016 në disa projekte konkrete për Kamenicën, njëri ndër ta është vazhdimi i rregullimit të përroit të Rubocit nga ura e poshtë dhe ky është një projekt i rëndësishëm për komunën.

Gjithashtu edhe rregullimi i shtartit të përroit në Lagjen “Malësia”, pastrimi i shtartit të lumit në Hogosh te Lagja Myrtaj janë projekte për të cilat presim mbështetjen e ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapsinor” tha kryetari Sinani

Në takim u fol edhe për projektet e energjisë së pastër, siq është Parku Energjetik Kika 32.5 MË dhe projekti Energjisë Solare në Novosellë për të cilat projekte Komuna e Kamenicës dhe Ministria po punoj ngushtë që këta investitorë të pajisen me leje ndërtimore.

Një lajm shumë pozitiv u rikonfirmua sot në këtë takim se projekti i Pendës së Kremenatës, për të cilin ministri njoftoi se tashmë është përfshirë në projektet prioritare dhe strategjike të Kosovës dhe kostoja e këtij projekti është 32.5 milion euro.

“Tashmë ky projekt është në mesin e shtatë projekteve të përzgjedhura nga Qeveria e Kosovës që u prezentohen donatorëve të ndryshëm dhe planifikohen që të implementohen gjatë këtij mandati” tha Ministri Agani.

Në takim u disktua edhe për mundësitë e bashkëpunimit të Komunës dhe Ministrisë në trajtimin e ujërave të zeza në dy drejtimet nga Kamenica në Korminjan si dhe nga Hogoshti në Korminjan.

 
Top