Sipas AAK-së Policia e Kosovës, ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur për protestë pa asnjë arsye.
“Ata kanë ndaluar kolonën me makina e autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për të legjitimuar qytetarët”, thuhet në komunikatën e AAK-së. Për një rast të ngjashëm edhe një lexues i Koha.net i ka treguar redaksisë.
AAK më tej bën thirrje Policisë të Kosovës “që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, dhe të lejojë qytetarët që të qarkullojnë të lirë dhe të mbërrijnë në protestë, sepse kjo është e drejtë e garantuar me ligj, dhe policia nuk mund ta shkelë atë”, transmeton Koha.net.
Krejt në fund AAK thotë se policia duhet t’i kontribuojë mbarëvajtjes së protestës.