Festat e shënuara në kalendarin e vitit 2016 në Kosovë, kanë bërë që institucionet publike të pushojnë më shumë se që parashihet.
Vetëm gjatë këtij viti institucionet publike do ti kenë 12 ditë të plota pushim, pra në rastet kur festat bien në ditë vikendi pushimi lidhet edhe me një ditë pune, siç ishte rasti i Viti të Ri kur datat 1 dhe 2 janar i kanë rënë e premte dhe e shtune, ndërkaq edhe sot me datë 4 kanë pushuar institucionet publike,transmeton Indeksonline.
Në Kosovë janë gjithsejtë 11 festa zyrtare të përcaktuara me ligj të cilat janë: Viti i Ri - 1 dhe 2 janar, Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës - 17 shkurt, Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës - 9 prill, Dita Ndërkombëtare e Punës - 1 maj, Dita e Evropës - 9 maj, Bajrami i Madh - dita e parë, Bajrami i Vogël - dita e parë, Krishtlindjet Katolike - 25 dhjetor, Krishtlindjet Ortodokse - 7 janar, Pashkët Katolike - e hëna e Pashkëve dhe Pashkët Ortodokse - e hëna e Pashkëve.
Duke pasur parasysh se Kosova është ndër shtetet me papunësinë më të lartë, ajo ka numër “rekord” të festave zyrtare. E një gjë e tillë e dëmton rëndë çdo vend me ekonominë më të lartë, e sidomos Kosovën kur dihet buxheti i saj. /Indeksonline/