Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e pronës, në të cilën do të ndërtohet pikëkalimi kufitar në Kapi të Sfircës
Nënkryetari Matoshi, ka falënderuar ministren për dialog Edita Tahiri për mbështetjen e këtij procesi.
Matoshi përmes Facebook-ut ka shkruar: “Falënderoj ministren Edita Tahiri për përkushtimin që hapja e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës të shkojë drejt realizmit final. Sot u njoftuam zyrtarisht se Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e pronës, në të cilën do të ndërtohet pikalimi kufitar. Kjo besoj se është e mjaftueshme që ta ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende të tjera”.