Moti

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në afërsi të Pendës së Livoqit në Gjilan, lëndime kanë marrë 12 persona, është thënë në Policinë Rajonale

Dy automjete janë ndeshur mes vete që për pasojë kishte numrin e madh të të lënduarëve.

Togeri Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, ka thënë për "Zërin", se nga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur ateherë kurë drejtuesi i veturës “Golf”, me targa 01 gjatë lëvizjes në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan me të arritur përball pendës së fshatit Livoq i Eperm, për shkaqe të panjohura kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe e goditi veturën “Opel Omega” me targa regjistrimi 04, e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dymbëdhjetë pasagjerë. Rasti mbetet nën hetime nga Policia e Kosovës njësitet e Trafikut Rajonal në Gjilanit. /ZËRI/

 
Top