Moti

Pacolli ka kontestuar Qeverinë e Kosovës për investimet e huaja në Kosovë, duke thënë se më së shumti janë 20 milionë euro të investuara në Kosovë.

Ai ka thënë se Qeveria e ka neglizhuar Gjakovën, duke thënë se aty është kërkuar zonë e lirë ekonomike që të lirohen tokat, transmeton Koha.net.

“Një fabrikë le ta lënë të lirë, për 24 orë do ta sjellë investitorin aty”, ka thënë Pacolli në “Rubikon” të KTV-së.

Kreu i AKR-së ka thënë se në vend të AKP-së, duket të krijohet Agjencia e Participimit si formë e përdorur edhe në Itali e gjetiu, e cila do ta bënte vlerësimin e fabrikave dhe gjerat do të ecnin më shpejt.

 
Top