Moti


Një kamiopn i mbushur me paisje dhe veshmathje, donacion i shoqatës nga Gunskirchern i Austrisë ka arritur sot në Kamenicë. Ndër paisjet e ardhura ishin 14 shtretër për QKMF-në dhe personat me aftësi të kufizuara, 35 karroca për përsonat me aftësi të kufizuara, inventar shkollor për shkollën në Strezoc, rroba dhe veshmabthje për familjet në gjendje të rëndë sociale, bicikleta, dhe gjëra të tjera të nevojshme.

Ky donacion u realizua në kuadër tëbashkëpunimit të mnënkryetarit të Komunës Fatmir Matoshi, me Drejtorinë e shëndetësisë, HandiKOS-in dhe grupin e bashkëatdhetarëve kamenicas që jetojnë në Austri. “Kjo është një ndihmë dhe mbeështetje e veqantë për komunën tonë dhe shumë familje të cilat kanë anëtarë me aftësi të kufizuara, dhe poashtu per familjet që jetojnë në kushte të rënda sociale. Përfitues do të jetë edhe HandiKOS, QKMF-ja dhe shkolla në Strezoc.


 Për këtë donacion e falënderojmë shumë zotëri Herman  Hochreiter, me kolegët e tij, ndërsa merita të veqanta i kanë bashkëatdhetarët tanë në Austri e do t`i veqoja zotrinjët Rexhep Isufi e Naser Shkodra dhe gjithë përkrahësit e këtij projekti. Falënderojë zyrën e HandiKOS-it, Drejtorin Agim Bucolli për kontributin, si dhe drejtorin e Shkollës së mesme Profesionale Qamil Qehaja, me nxënësit e profesorin Nebi që ndihmuan në shkarkimin e këtyre mallërave” tha nënkryetari Fatmir Matoshi

Herman Hochreiter nga Rumanienhilfe Gunskirchen, tha se ndjehet i kënaqur që është në Kamenicë. “ ky është transporti i 277 që e bëjmë në shumë shtete të botës, ndërsa jemi të kënaqur që këtë arritëm ta bëjmë edhe në Kamenicë.


Fqinjët tanë në Austri janë nga kjo komunë, dhe ne në bashkëpunim me ta dhe me nënkryetarin e komunës tuaj arritëm me sukses të sjellim këtë donacion. Shpresojmë të kemi arritur që sadopak tu ndihmojmë familjeve këtu” tha Herman Hochreiter


 
Top