Moti

Në këtë takim pjesëmarrësit u njoftuan rreth procedurave të cilat duhet t’i ndjekin gjatë aplikimit për grandet e financuara nga BE-ja përmes Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal ( ARDA ) e cila ka për synim t'i ofrojë mbështetje ndërmarrjeve ekonomikisht të qëndrueshme, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe të ofrojë mbështetje financiare në themelimin e ndërmarrjeve të reja private, apo zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla ekzistuese.

Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati", sot është mbajtur takimi me bizneset e vogla dhe të mesme, si dhe personat që janë te interesuar për hapjen e bizneseve. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtoresha për Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë, Ferdane Rrudhani, si dhe trajneri Agim Zeka nga AZHR - Lindje.

Në këtë takim pjesëmarrësit u njoftuan rreth procedurave të cilat duhet t’i ndjekin gjatë aplikimit për grandet e financuara nga BE-ja përmes Asociacionit të Agjencive për Zhvillim Rajonal ( ARDA ) e cila ka për synim t'i ofrojë mbështetje ndërmarrjeve ekonomikisht të qëndrueshme, krijimit të vendeve të reja të punës, si dhe të ofrojë mbështetje financiare në themelimin e ndërmarrjeve të reja private, apo zgjerimin e ndërmarrjeve të vogla ekzistuese.

Pjesëmarrësit në këtë takim ishin mjaft të interesuar për këtë trajnim, njëherazi parashtruan pyetje të ndryshme rreth Aplikimit për këto grande.


 
Top