Moti

Partia Përparimtare e Serbisë (SNS) e kryeministrit Aleksandar Vuçiq është duke u bërë gati, që në kuadër të fushatës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi, të zhvillojë aktivitete edhe në Kosovë.

Dy zyrtarë të lartë të kësaj partie, po qëndrojnë në rajonin e Anamoravës, për të bërë gati shtabet zgjedhore, njofton Tanjug.
Anëtari i Këshillit Ekzekutiv dhe njeriu kryesor i SNS-së për Kosovë, Zoran Milojeviq dhe zëvendësshefi i shtabit zgjedhor “për Kosovë e Metohi”, Miljan Rangjelkoviq kanë prezantuar planin e aktiviteteve me rastin e fushatës që po vjen në “komunat” e Novobërdës, Vitisë, Gjilanit dhe Kamenicës.
Me këtë rast, u tha se “SNS dhe kryetari i saj, Aleksandar Vuçiq gëzojnë respekt dhe besim të madh në Anamoravë”, transmeton Klan Kosova. 
 
Top