Mendojë se mos përfshirja e Karaqevës dhe Zahirajve, si çështje e kufirit me Serbinë ende e pa zgjidhur, e cila nuk po përfshihet nga komisioni ndërkombëtar i themeluar nga Presidentja, është për faktin se ende nuk kanë filluar bisedimet për demarkacion me Serbinë thotë Flamur Hyseni profesor universitar.
Flamur Hyseni thotë se bisedime të tilla deri më tani ka pasur vetëm me Malin e Zi.
”Pritet që vitin tjetër të hapen bisedimet e tilla me Serbinë ku pala kosovare duhet të insistojë në mbrojtjen e saj juridike dhe ligjore. Besoj se pala kosovare ka argumente të mjaftueshme për të dalur faqebardhë nga ky proces shumë iu rëndësishëm” shprehet Hyseni./rajonipress