Moti



Sot edhe zyrtarisht ka filluar implementimi i fazës së dytë të projektit APR, “Aftësim për punësim Rural”. Në lansimin e këtij projekti mori pjesë nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi. 

Nënkryetari Matoshi në fjalën hyrëse ka falënderuar qeverinë zvicerane e cila është prezente në Kamenicë përmes disa projekteve shumë të rëndësishme. “Dëshiroj të falënderoj përzemërsisht edhe menaxherin e projektit Luan Hotin, pastaj zyrtarët  e tjerë që ishin me ne gjatë viteve të kaluara në fazën e parë të këtij projekti, përmes të cilit shumë familje te komunës së Kamenicës krijuan vende të reja të punës dhe u trajnuan në sfera të ndryshme. 

Ky projekt që po lansojmë sot është shumë praktik dhe shumë i nevojshëm për Kamenicën, përmes tij të rinjtë kamenicas do të jenë shumë më afër vetëpunësimit dhe ky është edhe njëri ndër synimet kryesore të qeverisjes lokale, ku ne si komunë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me projektin përmes drejtorive tona komunale por edhe përmes involvimit të drejtpërdrejt të zyrës së kryetarit sa herë që të jetë e nevojshme për të avancuar më tutje qështje në interes të zhvillimit të ekonomisë dhe hapjes së mundësive për vende të reja të punës” tha Nënkryetari Matoshi. 

Prezantimin e projektit të ardhshëm tre vjeçar e bëri menaxheri Luan Hoti, ndërsa për secilën nga komponentat e projektit folën zyrtarët e HELVETAS (APR-së).

 Luan Hoti duke folur mbi këtë projekt ndër tjerash tha se synim kryesor është rritja e të ardhurave dhe krijimi i mundësive për punësimin e të rinjve. “Caku kryesor i këtij projekti janë të rinjtë prej 15 deri 35 vjeç me qëllim që të kenë mundësi më të lehtë që të gjenerojnë të ardhura dhe të gjejnë punësim më të lehtë. “tha Hoti. 

Hoti sqaroi se përmes këtij projekti po ashtu synojnë të jenë 50% gra dhe 25 përqind të komuniteteve  pakicë. 
Hoti tha se ky projekt do të realizohet në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Kamenicës por edhe me Grupet e ndryshme të interesit. Ky projekt do të jetë trevjeçar.






 
Top