Moti

Ish ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Guido Westerwelle ka vdekur pas humbjes së betejës me leukemi. Ai ka vdekur në moshën 54 vjeçare.
Alexander Vogel, udhëheqës i zyrës së Fondacionit Westerwelle, ka thënë se ai vdiq të premten. Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, transmeton Indeksonline.
Westerwelle ka qenë shef i diplomacisë gjermane nga viti 2009 deri në vitin 2013, si dhe zëvendëskancelar i Angela Merkelit nga viti 2009 deri në vitin 2011.

                                          Foto e ish Ministrit me të dashurin e tij 



 
Top