Moti


Organizata Jo-Qeveritare (OJQ) “Network of Peace Movement” (NOPM) ne kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në vendim-marrje përmes harmonizimit të rregulloreve komunale me legjislacionin në fuqi” që menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) me 15 Mars ka organizuar takimin e parë të grupit të punës për ndryshimin e rregullores komunale mbi Transportin rrugor në territorin e komunës së Kamenicës”

Qëllimi i këtij takimi ka qenë që të se bashku ne drejtorinë për shërbime publike, ambientit dhe inspekcionit dhe grupin punës te diskutohet, harmonizohet  dhe të hartohet draft-propozimi i parë i rregullores në fjalë duke u konsultuar me legjislacionin në fuqi. Në përbërje të grupit punues kanë qenë zyrtare përkatës të drejtorisë së shërbimeve publike dhe ambientit, zyrtar ligjorë dhe zyrtar nga shërbimi profesional i kuvendit duke përmbushur komponentin gjinore dhe etnik në përbërje të grupit të punës.

Grupi punues në përbërje prej nënte (9) anëtareve u angazhuan që së bashku me stafin e NOPM duke përfshirë konsulentin e jashtme, menaxherin e projektit dhe praktikanten të ofrojnë diskutime, sugjerime dhe të japin propozime në raport me rregulloren në fjalë, dhe në fund si rezultat i këtij takimi është arritur që të dal drafti i parë i kësaj rregulloreje që do të procedohet në procedim të mëtutjeshme në komitetin për politikë dhe financa për shqyrtim.

Gjithashtu ky takim kishte për synim rritjen dhe angazhimin e artereve komunal, shoqërisë civile dhe qytetarëve në reformën e qeverisjes komunale me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje, përmes forcimit të procedurave demokratike dhe pjesëmarrëse të parapara në ligjet në fuqi.

Si rezultat i lobimit dhe avokimit me kryesuesin e kuvendit komunal dhe Z. Faton Jakupi, drejtori i drejtorisë se shërbimeve publike, ambientit dhe inspekcionit  nga OJQ NOPM, draft rregullorja është futur si pike e rendit te ditës ne komitetin për politike dhe financa për shqyrtim te mëtutjeshme.







Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCOK) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
 
Top