Moti

Komuna  e Kamenicës , bënë pjesë  në mesin e komunave partnere  të  DEMOS-it, e cila në bashkëpunim  do të punoj për realizimin e  projektit: Plani i Mirëmbajtjes dhe Plani i  Investimeve në Hapësirat Publike ,i përgatitur nga DEMOS-i.

Për  ketë qëllim në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, u zhvillua një takim  me,  përfaqësuesit  të DEMOS-it, Teuta  Jahiu –Hoxha ,konsulenti  Bajram Shevkiu, grupit punues komunal dhe kryesuesit të komitetit për shërbime publike.Takimin e hapi,drejtori i  SHP,z.Faton Jakupi.i cili  ndër të tjera foli edhe për bashkëpunimin e mirë kësaj drejtorie me DEMOS-in, për të mirën e qytetarëve.

Pjesëmarrësit pas  diskutimeve rreth këtij plani më në fund  e miratuan me pakë ndryshime . Z. Shevkiu, tha se hapësirat  gjelbëruara janë mushkëritë e qytetit, megjithatë Kamenica krahasuar me  qytetet tjera të Kosovës ka  mjaft  hapësira gjelbëruese, parqe,  por  ka mundësi  ato të  shtohen,por  njëherit  duhet t’i  kushtohet kujdesë  vetëdijesimit  për ruajtjen e tyre. Në fund u caktuan datat  e zhvillimit të aktiviteteve të radhës.


 
Top