Moti

U mbajt takimi  me Këshillin  Komunal  të Sigurisë në Bashkësi, ku u diskutua për Strategjinë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit që shpie  në Terrorizëm”,  për  planin e veprimit, vënia e kontakteve  të bashkëpunimit  dhe koordinimit të aktiviteteve edhe disa  pika tjera.

Takimin e udhëheqi Nënkryetari i  Komunës  z.Fatmir Matoshi. Pos anëtarëve të  Këshillit  Komunal   për  Siguri në Bashkësi të pranishëm ishin: Drejtori i  Këshillit të Sigurisë së Kosovës me bashkëpunëtorët:Bekim Podrimçaku, Bledar Abazi, Kujtim Bytyqi  dhe Tafil Meha, dhe përfaqësuesi  nga Ministria e Punëve të Brendshme z.Labinot Sadiku.

Matoshi i njoftoi  të pranishmit  në pika të shkurta për strategjinë për të cilën tha  se është një dokument  shumë  i mirë  i cili na përcakton  aktivitet  të cilat duhet të merret  komuna në strategji  secili mund ta gjej vetën aty  dhe duhet ta jap kontributin e tij. "Na nevojitet të punojmë pandërprerë edhe përkundër faktit se Kamenica vend i tolerancës ndërfetare e ndëretnike" tha nënkryetari Matoshi.

Bekim   Podrimçaku për takimin e sotëm tha  sot kemi ardhur vetëm  t’iu njoftojmë  me strategjinë të cilën e kemi formuar të parët në rajon qëllimi i strategjisë  është parandalimi, nga faza  fillestare e devijimeve  të individëve të ndryshëm prandaj duhet një bashkëpunim  me pushtetin lokal i cili është më afër qytetarit  për  të siguruae  informacione. Bashkëpunimi duhet të ekzistoj me Këshillin  e Sigurisë së Kosovës vënia e kontakteve  dhe bashkëpunimi dhe koordinimi  e  shkëmbimi i  informacioneve.

Për planin u tha se është një plan gjithëpërfshirës ku marrin pjesë shumë faktor shoqëror  dhe  secili  në fushëveprimin të jap kontributin.

Në ketë strategji nuk është fjala  vetëm luftimi  ekstremizmit fetarë por për të gjitha llojet e ekstremizmave. Komuna duhet ta  realizojnë  pjesën e cila ka të bëjë me  pushtetin lokal ndërsa në mungesë të mjeteve për realizimin e aktiviteteve të parapara ajo duhet  të përgatisë projekte të cilat i dorëzohen Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

 
Top