Ambasadori i Misioninit të OSBE –së në Kosovë Jean - Claude Schlumberger së bashku me Drejtorin regjional dhe bashkëpunëtorët e vizitoi sot Kamenicën. Ambasadori Schlumberger u prit nga Kryetari Begzad Sinani, Nënkryetari Fatmir Matoshi, nënkryetari për Komunitete Dragisha Savic dhe zyrtarja e Grupit Joformal të Grave Ibadete Ahmetaj.
Kryetari Sinani e njoftoi Ambasadorin Shchlumberger me situatën aktuale në komunë, me sfidat dhe të arriturat e qeverisjes komunale. “Komuna ka nevoja nga më të ndryshmet dhe një buxhet shumë të limituar e që krahasuar me komuna tjera vërehet një diskriminim sidomos në fondet për investime kapitale. Në Kamenicë kemi ndërtuar një bashkëjetesë të mirë në mes të komuniteteve të ndryshme, dhe kjo fatkeqësisht nuk i është shpërblyer kamenicasve, por ne do të vazhdojmë të punojmë për një ambient sa më të relaksuar në aspektin ndëretnik e ndërfetar.
Në këtë drejtim OSBE ka dhënë një kontribut të jashtëzakoshëm dhe ne kemi takime të rregullta si me ekipin Tuaj komunal ashtu edhe me zyrën regjionale, prezenca Juaj sot në Kamenicë është inkurajim për punën tonë dhe qeverisjen e mirë” tha kryetari Sinani.
Ambasadori Jean Claude – Schlumberger, tha se është i njoftuar për zhvillimet në Kamenicë në bazë të raporteve nga ekipi komunal dhe zyra Regjionale, por se dëshiron që nga afër të njoftohet për situatën në komuna të Kosovës.”Unë ju falënderoj për ftesën që më keni bërë, dhe ndihem i lumtur që sot po takohem me Ju, do të flas për dy fusha të cilat ne i imbulojmë e që janë Qeverisja e mirë dhe Mbrojtja e të drejtave të komuniteteve pakicë, dhe ju përgëzoj për aritjet që keni bërë në të dy këto fusha. Është kënaqësi të dëgjojmë për aktivitetet e Grupit Joformal të Grave, KKSB-së, të rinisë dhe veqanërisht edhe të dialogut ndërfetar. “ tha midis tjerash Ambasadori Schlumberger.
Në takim u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë në projekte të caktuara si dhe rritja e bashkëpunimit në mes të Komunës dhe Organizmave ndërkombëtar.