Dje ekipi i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kishte intervenuar në sanimin e dëmeve të shkaktuar nga të reshurat e fundit në disa vende: Në lagjen Jastrebac të fshatit Strezoc aftësohet rruga, ndërsa në fshatin Krilevë intervenohet në tre vende për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Kriva Reka.
Nga shtrati u ishin hequr nga shelgjet dhe mbeturinat e grumbulluara, të cilat kishin ndikuar në ndryshimin e kahes së lumit, duke rrezikuar rrugën që shpie në drejtim të Prishtinës. Ekipi DMDH-së, kishte punuar deri në mbrëmje,ndërsa tërë puna e bërë ishte realizuar me ngarkuesin e Komunës.