Besime Tusha, Drejtoresha Ekzekutive gjate takimit me kryetarin Sinani e ka njoftuar shkurtimisht me qëllimin, objektivat , aktivitetet dhe ecurinë e projektit .
Kryetari Sinani tha se me realizimin e këtij projekti komuna e Kamenicës do të jete përfitues kryesor pasi qe na ndihmon ne ngritjen e transparencës , llogaridhënies të administratës komunale, përmes projekteve dhe aktiviteteve ju transmetoni punën e administratës komunale tek qytetarët ,pikërisht për këtë lloj projekti ka pas nevoje komuna e në veçanti për kod të etikës.
Kryetari i komunës së Kamenicës, z. Begzad Sinani ka premtuar se do t'i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me shoqërinë civile .
Ky projekt synon te rrisë transparencën komunale dhe llogaridhënien në komune nëpërmjet organizimit dhe mbajtjes se ditëve me dyerve të hapura, anketimit mbi kënaqësinë e qytetareve me shërbime e ofruar komunale, të dal me raport mbi rezultatet të sondazhit, punëtori, tryeza të rrumbullakëta mbi etikën dhe llogaridhënien, hartimin dhe miratimin e kodit të etikës për përfaqësuesit e zgjedhur dhe lobimin për miratimin dhe zbatimin e tij e cila do të ndihmojë për të përmirësuar komunikimin midis komunës dhe qytetarëve të saj duke ri-krijuar një rrjedhë efikase të informacionit nëpërmjet nxitjes se transparencës komunale e cila do të rrit llogaridhënien komunale.
Në fund të projektit, ajo do të nxisë rritjen e përgjegjësisë nga zyrtarët e zgjedhur ndaj elektoratit të tyre, për të përmirësuar llogaridhënien e komunës dhe ofrimin e shërbimeve dhe aftësive të përgjithshme si dhe qytetarët të rëndomtë të informuar në lidhje me detyrat dhe detyrimet që administrata ka në ofrimin e shërbimeve cilësore si pjesë e etikës së një administrate publike profesionale dhe të paanshme.
Këtë projekte e ka mbështetur dhe financuar Ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikës(SHBA) ne kuadër te Programi i Granteve të Vogla te Komisionit për Demokraci.