Moti



Shkruar nga : Sylejman Morina 

Në seminarin  tradicional të  gjuhës shqipe për të huaj  që mbahet në Prishtinë,  sivjet ishte  pjesëmarrëse arbnesha nga  Zara, dr. Maksimiliana  Barançiq,e cila  më 26.08 2015 mbajti një ligjëratë për gjuhën arbnishte. Ajo, kishte ardhur e shoqëruar  me  burrin e saj, zotëri  Barançiqin, dhe me miqtë e familjes së tyre qiftin Jeliq  nga Spliti, inxhinierë të  ndërmarrjes “Konstruktor” nga Spliti. Për të gjithë kjo ishte  hera e parë  që kishin shkelur në trojet shqiptare. Nga Zara dhe Spliti  kishin udhëtar me automjetet e tyre   nëpërmjet magjistrales së Adriatikut, Malit të  Zi, Shqipërisë dhe autostradës  “Ibrahim Rugova” për në  Prishtinë. Edhe pse rruga kishte qenë e gjatë, megjithatë ishin shumë të kënaqur me bukuritë  të cilat  kishin pasur rast t’i shohin.

 Me të vërtetë ishin mahnitur! Ata, shumë shpejt  u ambientuan, sikur të kishin jetuar kaherë në këtë mes. Theksuan: “Mikpritja e ngrohtë dhe  kaluam shumë bukur ,duke i falënderuar njerëzve të mirë  me të cilët na shoqëruan e kontaktuam”. Më të kthyer në Split, përshtypjet nga Kosova  filluan t’u a shpalosin miqve të tyre ,atyre duke u  treguar për mirëpritjen dhe mikpritjen shqiptare të cilën e kishin përjetuar në Prishtinë. 

Tani ishin bindur për paragjykimet që kishin  ekzistuar për kosovarët. Inxhinierja  Sanja, nuk kishte pasur njohuri më parë për gjuhën shqipe, ajo nuk kishte ardhur enkas  për seminarin, por vetëm  për shoqërimin e Maksimilijanës. Mirëpo atë që e hasi ndër shqiptarët , si mikpritja,qasjen miqësore në çdp hap,  e sidomos me ato që i kishte  dëgjuar në seminar për gjuhën shqipe, befas i lindi dëshira për ta mësuar këtë gjuhë! Sa për fillim  ajo do ta mësojë duke i falënderuar  prof.Dr.Maksimilianës,e pastaj më vonë  nëpërmjet literaturës dhe kontakteve me miq shqiptarë që krijuan  gjatë vizitës ..
 
Top