Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq pas paralajmërimeve të Kosovës se do të bllokojë kalimin e mallrave nga Serbia, ka thënë se me “këtë u tregua se Kosova nuk është faktor përcaktues”.
“Do të ishte mirë që autoritetet në Prishtinë të fillojnë të sillen në pajtim me situatën që ndodhën. Le të provojnë të vendosin bllokadë, por pyes se çfarë do të ndodhte nëse Serbia i vendos Kosovës bllokadë në lëvizjen e udhëtarëve”, ka thënë Daçiq, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë se në shekullin 21 nuk është koha të flitet për bllokada.
Qeveria e Kosovës i ka dhënë afat asaj të Serbisë që deri në fund të marsit të pranojë certifikatën ADR të nevojshme për transport të materieve të rrezikshme përmes Serbisë, e lëshuar nga Qeveria e Kosovës, në të kundërtën do të vendos masa reciproke dhe do t’ua ndalojë kamionëve serbë hyrjen në Kosovë. /Indeksonline/