Ka gjashtë ditë që xhamia “Koxha Sinan Pasha”, në Kaçanik, ka mbetur pa energji elektrike, kjo pas borxhit të madh që i ka kjo xhami KEDS-it. Punëtorët e KEDS-it, të premten e kaluar, kanë hyrë në mënyrë të dhunshme në xhami e më pas edhe kanë larguar orën elektrike nga objekti, thonë disa xhematlinj kaçanikas.
Sipas tyre, arsyeja se pse ata nuk e kanë paguar asnjëherë energjinë elektrike është vendosja e një trafoje, e cila gjendet më larg xhamisë dhe është pronë e tyre.
Sic transmeton Zeri “Punëtorët e KEDS-it para namazit të xhumasë janë futur me këpucë në xhami dhe kanë këputur rrymën, e kjo nuk përkon aspak me normalitet dhe bashkëpunim. Në të kaluarën xhamia nuk ka paguar rrymë për shkak të trafos, e cila gjendet më larg xhamisë në vakëf të Bashkësisë Islame”, ka thënë njëri prej tyre, i cili nuk deshi t’i përmendet emri në gazetë.
Aktualisht, xhamia “Koxha Sinan Pasha” është duke u furnizuar me energji elektrike me anë të një agregati elektrik. /Zëri/