Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur në takim lamtumirës Kapitenin Joshua Goforth, udhëheqës i njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes (LMT). Nënkryetari Matoshi e falënderoj kapitenin Amerikan për bashkpunimin e shkëlqyer gjatë shërbimit të tij në Kosovë dhe i uroj suksese në detyrat që e presin. “Me Ju e kemi vazhduar dhe rritur edhe më shumë bashkëpunimin tonë institucional. KFOR-I Amerikan mbetet një partner i rëndësishm i institucioneve lokale të Kamenicës dhe i qytetarëve në përgjithësi.
E vlerësoj shumë bashkëpunimin tuaj në realizmin e projektit që po vazhdon edhe këto ditë për rregullimin e një zyre të Stacionit Policor në fshatin Karaqevë si dhe për të gjitha aktivitetet e tjera të përbashkëta” i ka thënë Kapitenit Goforth, nënkryetari Matoshi.
Kapiteni Joshua Goforth ka falënderuar qytetarët dhe institucionet komunale të Kamenicës për mikpritjen dhe bashkëpunimin e realizuar.”Ne kemi mbetur miq dhe unë do të përcjellë me vëmendje zhvillimet pozitive që do të ndodhin edhe në të ardhmen në Kamenicë, së bashku ne kemi arritur të bjmë punë të mira për një ambient të qetë e të sigurtë” tha Kapiteni Goforth.
Gjithashtu në takim u fol për sigurinë në komunë, mundësitë që të ndihmohen shkollat e Kamenicës me paisje sportive dhe shumë tema të tjera
Në këtë takim u prezentua edhe udhëheqësi i ri i njësisë së Monitorimit dhe Ndërlidhjes Togeri Kramarz, i cili shprehu gatishmërinë që bashkëpunimi të vazhdojë edhe më tutje me Kamenicën.
Ushtaraku Amerkan i ndau edhe një mirënjohje për bashkëpunim, nënkryetarit të Kamenicës Fatmir Matoshi.