Moti

Sipas fesë Islame ekziston një ujë i shenjtë që ka veti ushqyese dhe shëruese nga sëmundje të ndryshe. Ky ujë quhet ‘Zamzam"

Ky lloj uji buron në qytetin e shenjtë të myslimanëve, në Mekë të Arabisë Saudite. Sasi të këtij uji vijnë edhe në Kosovë në shishe prej 250 mililitra dhe gjysmë litri.
Një shishe prej 250 mililitra kushton 2 euro, ndërkaq një litër ka çmimin 6 euro.

Personi që e shet këtë ujë afër xhamisë së Madhe në Prishtinë, thotë se uji vjen nga Meka dhe për këtë i garanton blerësit e tij. Ndërkaq, ai është i bindur në pohimet e fesë se uji ka veti të veçanta. /lajmi.net

 
Top