Moti

Kyetari Sinani, në takimin me drejtorët komunal, i njoftoi ata se nesër (14 prill), në ora  13.00, Kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, do ta vizitoj  Komunën e Kamenicës.

Kryeministri, do ta vizitoj edhe objektin e palestrës sportive, e cila për më tepër  se  dhjetë vite  nuk është ende e përfunduar. Sinani,tha se  takimet në  Ministrinë për  Kulturë, Rini dhe Sport, kanë rezultuar me sukses ,pasi që  ministria përkatëse i ka nda 360,000€, pra  me këto  mjete odisejada  e  këtij objekti do të përmbyllet së shpejti. 

Po ashtu edhe  punët përfundimtare  në objekti i ri i komunës së shpejti do të fillojnë. Kryetari njoftoi se   Komuna e Kamenicës, është në mesin e  pesë komunave përfituese nga projekti, UNDP-isë “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” që kap shumën 250,000 euro, për renovime objektet  e bashkësive fetare komunën e Kamenicës, si dhe në projektin e rregullimit të parkun e qytetit. Ndër projektet me rëndësi  përmendi  se  së shpejti do të hapet edhe  tenderi për  projektin e energjisë solare, si dhe do të fillohet në vazhdimin e projekteve të asfaltimit të rrugëve në qytet dhe fshatra, si dhe projekte të tjera. Planet  të cilat ishin të parapara për ketë  kohë janë të realizuara.  Drejtorët komunal e njoftuan kryetarin me  aktivitetet e tyre dhe me planet e parapara  për ditët e ardhshme 


 
Top