Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, e ka pritur sot një ekip të Programit të HELVETAS, “Aftësimi për punësim Rural” të udhëhequr nga Luan Hoti, drejtor i programit.
Në këtë takim është diskutuar për bashkëorganizimin e Panairit “Kamenica 2016” , dhe në mënyrë të veqantë për organizmin e Ditës së Diasporës në kuadër të këtij panairi.
Nënkryetari Matoshi ka falënderuare partnerët zviceran për mbështetje të vazhdueshme Komunës së Kamenicës në të gjitha fushat. “Ne e vlerësojmë lartë mbështetjen që kemi nga Ju, dhe për këtë u jemi mirënjohës në emër të qytetarëve dhe institucioneve lokale. Bashhkëorganizmi i ditës së diasporës i jep një peshë dhe rëndësi edhe më të madhe këtij panairi.
Ne si komunë plotësisht pajtohemi që me diasporën të flasim sa më konkretisht, t`u ofrojmë atyre mundësi që të investojnë në Kamenicë dhe të rrisin kapitalin e tyre dhe ne të mund të gjenerojmë më shumë vende pune për rininë tonë” ka thënë Nënkryetari Matoshi.
Luan Hoti, nga HELVETAS, ka thënë se programi “Aftësitë për punësim Rural” është i gatshëm të ndihmojë jo vetëm në organizmin e ditës së diasporës dhe të panairit por edhe në aftësimin profesional të rinisë për tregun e punës si në vend ashtu edhe në evropë.
HELVETAS do të jetë njëri nga mbështetësit kryesor të panairit “Kamenica 2016”.
Panairi do të mbahet me datat 21 dhe 22 korrik. Dita e Diasporës me datën 22 korrik synon të grumbulloj biznesmenë kamenicas që punojnë në diasporë, me të cilët do të diskutohen mundësitë për bashkëpunim dhje për investime në Kamenicë.