Prof. Dr. Nehat Rrudhani nga Kamenica (Rogana) njihet për të arriturat e tij shkencore dhe rezultatet në punë si profesor universitar.
Nga sukseset e tij më të fundit veçojmë atë të botimit më të ri shkencor “Përdorimi i Teknologjisë Informative në shkollat e komunës së Kamenicës”, botim i cili i është pranuar profesorit të nderuar nga Botimet Akademike të Sllovakisë.
Po me këtë botim, Prof. Dr. Nehat Rrudhani, është nderuar me çertifikatë nga “SKAP Journal” me qendër në Bratisllavë të Sllovakisë që ka botuar punimin shkencor të profesorit në edicionin më të fundit e që merret me editimin e botimeve dhe shkrimeve akademike.
Me këtë rast urojmë profesorin Nehat Rrudhani për këtë të arritur të tij më të re dhe shpresojmë që ai të mos ndalojë në rrugëtimin e tij të dijes dhe të sjelljes së botimeve të rradhës në fushën e shkencës. (Teleskopi)