Moti

Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, pas takimit me Komandantin e Njësisë së Ndërlidhjes dhe Monitorimit në kuadër të KFOR-it Amerikan, ka thënë se ka marrë mesazhin nga Komandanti i Kampit Bonsteel Koloneli Gammon se kampi amerikan në Kosovë nuk do të mbyllet edhe të paktën për disa vite.” Ka pasur shqetësime dhe informata se ky kamp do të mbyllet deri në fund të këtij viti, por sot u njoftuam nga KFOR-i Amerikan se kjo nuk do të ndodhë.

Togeri Kramarz e përcolli porosinë e Kolonelit Gammon se kampi do të mbetet i hapr edhe për disa vite, dhe këtë e vlerësojmë si një lajm shumë të mirë për aspektet e sigurisë në rajonin tonë.

Ne e vlerësojmë punën e të gjitha shteteve në kuadër të KFOR-it, por në veqanti i jemi mirënjohës dhe fal;ënderues KFOR-it Amerikan për prezencën dhe angazhimet e tyre në fushën e sigurisë dhe në fusha të tjera” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Në takim u fol edhe për situatën e sigurisë në përgjithësi si dhe për aktivitete të përbashkëta të komunës dhe KFOR-it.

Nënkryetari Matoshi i falënderoj KFOR-in për paisjet sportive donacion për shkollën në Koretin, si dhe për aktivitete të tjera të përbashkëta.

 
Top