Moti

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme në Kamenicë ka ndërmarrë hapa konkret për pritjen e bashkëatdhetarëve të cilët do të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore.

Drejtori i kësaj drejtorie Valon Maliqi, ka thënë se është rritur volumi i punëvce në Qendrën për Shërbime Qytetarëve dhe në veqanti në sektorin e ofiqarisë.  “Ofiqaria do të punojë me orar të zgjatur për sa të vlerësohet e nevojshme për të kryer të gjitha shërbimet ndaj mërgimtarëve, do të eliminohet pauza e drekës nga ora 12 deri në 13” ka thënë drejtori Maliqi. Tashmë  drejtori i administratës së përgjitshme Valon Maliqi ka hartuar planin dhe ai po zbatohet në përpikmëri kështu që nuk po vërehen pritje të qytetarëve për dokumente personale.

Drejtoria e Administratës së Përgjithshme, gjithashtu ka krijuar kushte për punë edhe për regjistruesit e angazhuar nga Ministria e Diasporës. “Ne kemi arritur në marrveshje me Ministrinë e Diasporës që t`u ofrojmë kushte pune regjistruesve të tyre, të cilët këto ditë po punojnë së bashku me stafin tonë për të regjistruar bashkatdhetarët” ka thënë Drejtori Valon Maliqi.

 
Top