Ankuesi me banim në fshatin Desivojcë ka raportuar në Policinë e Kosovës se deri sa ka qenë duke u kujdesur për bagëtinë në fushë, pas një mosmarrëveshje që ka pasur me të dyshuarin shqiptar ai e ka goditur ankuesin me shkop të drunjtë në kokë dhe pjesë të trupit duke i shkaktuar lëndime trupore sipas raportit mjekësorë lëshuar nga Emergjenca - Gjilan.
I dyshuari i njohur për policinë pas këtij veprimi është larguar në drejtim të panjohur, dhe është në kërkim. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori i cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “lëndim trupor” dhe t`i referohet njësisë së hetimeve në Kamenicë thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.