Përsëri në fshat
këmba s’bëri
hap,
përsëri në të
njëjtin hap,
këmba për dheu
mu kap.
Përsëri në
fshat,
prita gjatë...
sillesha me shpresa,
poshtë e lartë.
Përsëri nënë me ty,
punët e shtëpisë kem për ti kry,
këmba do t’ bëj hap,
jo këmba s’ mu është thy.
Përsëri shatin në dorë,
konkursi të mbjellurat i ka korr,
tani është vjeshtë dhe pak vjen dimri me borë,
vjen dhe babadimri me dhurata në dorë.
Përsëri drutë duhet ti çaj,
praktikën aty do ta mbaj,
me fshatarë halle të qaj,
filan fistekut gajle t’ ja mbaj.
Përsëri në fshat nata vjen,
po ëndrrën e njëjtë më nuk ma bjen,
me ëndrrën time dikush tjetër po flenë,
dhe po zgjohet pa problem.
Përsëri në fshat,
me të njëjtin fat,
konkursi u mbyll me afat.
prita gjatë...
sillesha me shpresa,
poshtë e lartë.
Përsëri nënë me ty,
punët e shtëpisë kem për ti kry,
këmba do t’ bëj hap,
jo këmba s’ mu është thy.
Përsëri shatin në dorë,
konkursi të mbjellurat i ka korr,
tani është vjeshtë dhe pak vjen dimri me borë,
vjen dhe babadimri me dhurata në dorë.
Përsëri drutë duhet ti çaj,
praktikën aty do ta mbaj,
me fshatarë halle të qaj,
filan fistekut gajle t’ ja mbaj.
Përsëri në fshat nata vjen,
po ëndrrën e njëjtë më nuk ma bjen,
me ëndrrën time dikush tjetër po flenë,
dhe po zgjohet pa problem.
Përsëri në fshat,
me të njëjtin fat,
konkursi u mbyll me afat.
Fitim KOSUMI