Banorët e fshatit Busavatë e kanë penguar varrosjen e kafshëve të sëmura të cilat sipas tyre janë sjellë nga Gjilani. Disa banorë i kanë thënë për "TVKamenica", se një kompani me kamionë dhe ngarkues së bashku me Inspektorët e AUV-së kanë sjellë në fshatin Busavtë, në vijën që ndan Busavatën dhe Berivojcën 13 lopë të gjala, të sëmura të cilat kanë dashur ti varrosin në këtë pjesë.
Banorët e kanë penguar këtë veprim, ndërsa sipas banorëve, inspektorët e kanë pasur pëlqimin gjoja të kryetarit Begzad Sinani që kjo gjë të ndodhë, me arsyetim se Komuna e Gjilanit nuk ka caktuar një lokacion të këtillë.
Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe policia, ndërsa pas rezistimit të banorëve , inspektorët dhe komapnia janë kthyer së bashku me lopët që i kishin të ngarkuara në kamionë...