Berat Murina: Kush po e vuan më së shumti luftën e brendshme të PDK-së në Kamenicë?
Shkruan Berat Murina
Të thuash se në degën e Partisë Demokratike në Kamenicë, ka një luftë të brendshme mund të tingëllojë paska qesharake, por të tregosh se për këtë luftë të brendshme nuk e ka haberin udhëheqëisia qendrore e PDK-së, të shtyn të qash. Aq më tepër, kur këtë ‘luftë’ më së rëndi e përjeton qytetari i Kamenicës.
Projektet e realizuara deri tash, janë kryesisht projekte që janë gjysmë të shtyra nga komuna e gjysmë nga donacione të ndryshme ndërkombëtare. Seleksionimi i fshatrave për të rregulluar infrastrukturë? Absurd…Vetëm në fshatin tim Topanicë, mund të konstatohet se ‘nuk ka shkelur cent investimi përgjatë qeverisjeve’.
Bile, si një ish-aktivist i PDK-së, më vjen turp kur shoh ndonjë bashkëfshatar dhe kapim këtë llaf. E drejtuar nga z. Emin Krasniqi, një kontribuues i pamohueshëm në luftën e fundit dhe një politikan aktiv sidomos në degën e PDK-së në Kamenicë si dhe e ‘nën-drejtuar’ nga kryetari aktual z. Begzad Sinani, dega vazhdimisht ka qenë nën tensionin e dy taboreve që në fund kanë nxjerr fitimtar një kandidat të PDK-së përballë atij të LDK-së për shembull.
Por cilat janë ndryshimet që premtonte PDK-ja Qendrore dhe ndryshimet që ka bërë PDK-ja Lokale e Kamenicës? Asgjë dhe asnjë. Lufta mes dy figurave që më shumë duken polarizuese se sa afruese të Degës së partisë, ka bërë që Kamenica të qeveriset ‘suksesshëm’ sipërfaqësisht. Aktivistët e saj janë ‘persekutuar’ (përfshirë mua), pasiqë zgjedhjet ishin kryer dhe nuk kishin më nevojë për vota (aktivistë tereni)…Fshatrave u janë shtruar rrugë aty-këtu.
Disa shkolla të renovuara e hajde, edhe ndërtuara aty-këtu (por të financuara, nga BE-ja)… Cili është rezultati? Diferencimin e fitores së PDK-së në Kamenicë, e kishin bërë disa vota modeste të Begzad Sinanit përballë Shaip Surdullit. Votat modeste, natyrisht, janë mbledhur nga aktivistë dhe fshatarë pothuajse të papërcaktuar se për kë të do të votonin.
A do ta humb PDK-ja Kamenicën si pasojë e një lufte të brendshme në degën e saj në këtë komunë? Si një ish-aktivist them se po. Prandaj, kot flet kryetari i PDK-së, Kadri Veseli për ndryshime, prurje, reformim. Nuk mund të nryshohen, ‘pruhen’ e as reformohen, njerëzit që janë instaluar thellë në degën e PDK-së në Kamenicë. Kush e vuan këtë? Natyrisht, qytetari i Kamenicës