Moti

Ka disa javë që edhe përkundër reshjeve të shumta të këtyre ditëve qytetarët e qytetit tonë po ballafaqohen me mungesën e madhe të ujit të pijshëm me ndërprerje të shumta e sidomos në katet e larta të ndërtesave dhe lagjeve të qytetit thotë Ruzhdi Qehaja raporton Rajonipres.

Qehaja ka thënë se deri më tani nuk kemi asnjë informatë as nga kompania as nga komuna për këtë problem. “Por sipas informative që posedojmë qeverisja aktuale për tri vite qeverisje nuk ka investuar edhe asnjë cent për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm” ka thënë Ruzhdi Qehaja kryetar i Këshillit Lokal “Qendra” në Kamenicë.
 
Top