Moti

Në mbledhjen e rregulltë të Kuvendit të Komunës së Kamenicës të XII-tën me radhë për vitin 2016,të mbajtur më 22 dhe 27 dhjetor 2016,anëtari i Kuvendit të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Prof.Arsim Thaçi në mesin e shumë diskutimeve brenda pikave të rendit të ditës, në formë të pyetjeve drejtuar ekzekutivit të komunës (kryetarit), ngriti disa çështje siç i quan Thaçi  me interes të gjerë publik ku kërkoi zgjidhje për to nga ekzekutivi i Komunës sonë:

Këto janë pyetjet:

1.Tani më në kohën e epidemisë së gripit sezonal në QKMF kemi fluks tepër të madh të qytetarëve që kërkojnë ndihmë  dhe trajtim mjeksorë.Cilat janë masat që ju si kryetar i komunës dhe si QKMF i keni marrë në ngritjen e kapaciteteve humane shëndetësore  në staf për t’u dhënë ndihmën dhe tretmanin e shpejtë dhe të duhur pacientëve në nevojë?

2.Kërkojmë që të intervenoni në hapjen,rrafshimin,mbushjen dhe shtruarjen me zhavorë të rrugëvekomunale në Desivojcë,në lagjën Bunjaku në një gjatësi prej 3 km dhe në lagjën Dragobuzhda në një gjatësi prej 3,5 km,ngase janë të pakalueshme dhe të dëmtuara nga të reshurat atmosferike!

3.Është hera e dytë,kryetar, që ju kërkojmë ndërtimin dhe rregullimin e rrethojës së varrezave të lagjës “Çamëria” në qytet ngase ato varreza nuk kan rrethojë fare dhe kjo paraqet një pamje dhe kulturë të keqe për Komunën tone!

27 Dhjetor 2016
 
Top