Moti

Kryesia e nëndegës së Forumit Rinor të LDK-së, nga Lagjja “Malësia” në Kamenicë, me mbështetjen e donatorëve grumbulluan të mira materiale, si pije, ushqim dhe stoli për festen e Vitit të Ri, të cilat i dhuruan për personat rezident në "Shtëpia e Komunitetit në Kamenicë".

Në këtë shtëpi janë në përkujdesje si banorë rezident 11 persona. Të rinjtë e LDK-së të prirë nga Elira Sadiku atyre u dhuruan dhuratat e grumbulluara ku u priten nga drejtori i këtij institucioni z. Hajdin Krivaqa i cili i falënderoi të rinjët dhe e cilësoi si mjaft të rëndësishme kujdesin ndaj kësaj kategorie e cila në çdo moment ka nevojë për kujdesin dhe vëmendjen e shoqërisë./rajonipress/

Vërejtje!

Rajoni Press nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. 

Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë,por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale.

Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).

 
Top