Moti



E dua pranverën,
më shumë se verën,
më shumë se çdo stinë,
ndër të vitit që vijnë.

E dua 21 marsin,
bletët ndër lule kur trokasin,
ndër lulet që fillojnë me u qelë,
ndër ato që perëndia i ka mbjellë.


Se dua këtë acar,
se lojën fëmijëve të fshatit ja ka ndal,
kambanë bagëtish, delet s’ blegërojnë,
gjerë në pranverë, në turishtë kuvendojnë.

Dua të shoh gjelbërim,
në fusha, në oborrin tim,
në shelg ku zogjtë bëjnë cicërim,
me Enin shkojmë në peshkim.

Aty pushon shpirti im,
aty jeta ka kuptim,
aty vdekja s’ka guxim,
të prek shpirtin tim.

...në pranverë, në asnjë dit’,
hoxha mos të thirr temxhid.





Autor:   Fitim KOSUMI.
 
Top