Moti

Portali indeksinline shkuan se mos njohja e shtetësisë së Kosovës nga disa vende anëtare të OKB-së, ka penguar vendin tonë që të jetë me të drejta të plota në organizatën ndërkombëtare të Interpol-it.

Por kjo nuk e ka privuar atë, që të ketë të drejtë që të lëshoj fletë arreste në INTERPOL përmes EULEX-it, për personat e dyshuar apo pjesëtarët e ushtrisë e policisë serbe të cilët kanë kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.  

Ndonëse Serbia ka paraqitur me qindra fletë arreste ndaj kosovarëve në Interpol, që nga paslufta shteti i Kosovës nuk e ka dërguar as edhe një kërkese të vetme për ndalesë të ndonjë pjesëtari të ushtrisë serbe për krime lufte në Kosovë.

Kjo e drejtë e paraqitjes së fletë arreste në Interpol, Kosovës iu është mundësuar përmes EULEX-it, si urë lidhëse deri në momentin kur pranohet me të drejta të plota në OKB.

Zyra e Interpol, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se nuk posedon ndonjë dokument apo kërkesë të tillë nga institucionet e Qeverisë së Kosovës.  

Sanam Dolatshahi, nga zyra e Interpol që është në kuadër të UNMIK-ut në Kosovë ka thënë se për informacione më të hollësishme në lidhje me këtë çështje duhet ti drejtohet Ministrisë së Drejtësisë, pasi që kjo zyre nuk ka ndonjë të dhënë për këtë çështje.

Në anën tjetër zyrtarë të Ministrisë se Drejtësisë kanë zgjedhur të mos deklarohen fare në lidhje me këtë teme.

Në Kosovë sipas shifrave zyrtare figurojnë 11 mijë e 840 persona që kanë humbur jetën në luftën e vitit 1998-99, nga forcat ushtarake-policore serbe.

Edhe pse ekzistojnë dëshmi të gjalla persona që i kanë shpëtuar masakrave të ndryshme, Qeveria e Kosovës, nuk ka kërkuar që zinxhiri komandues i ushtrisë serbe të ndiqen për këto vepra në mënyrë ndërkombëtare përmes Interpol. /Indeksonline/ (A.B)

 
Top