Moti

Kompania gjermane e veturave BMW u detyrua të mbyllë një linjë të prodhimit në fabrikë për 40 minuta, me datë 3 mars. Këto minuta thuhet se i kushtuan kompanisë më shumë se 1 milion euro, si pasojë e dy punonjësve të cilët kishin konsumuar drogë të llojit marihuanë dhe nuk ishin në gjendje të mirë pune, shkruan Indeksonline.

Punëtorët të cilët ishin caktuar në linjën e shkarkimit në fabrikën e Mynihut, kanë tymosur një 'joint' të përbashkët në një dhomë të kyçur, para se të marrin orarin e ndërrimit të mbrëmjes. Njëri nga ta kishte poashtu një sasi të lartë alkooli dhe tjetri ishe gjithashtu nën ndikimin e amfitaminës, thuhet në raport.

Pas kolapsit njëri nga punëtorët është dërguar në spital, raporton Bild. Njëri nga ta është shkarkuar nga puna, ndërsa tjetri është transferuar në një pozitë tjetër, thuhet në raport.

Ky është edhe një shembull tjetër i qartë për të gjithë, që nuk është një ide e mirë të shkosh nën ndikimin e drogave apo alkoolit në punë, sidomos kur gabimi juaj mund t'i kushtoj kompanisë me dëm më shumë se 1 milion euro.

 
Top